Historia jonë

Historiku i Malaj Consulting & Partners

Malaj Law Consulting & Partner u krijua në vitin 2021 me vizionin për të ofruar shërbime ligjore cilësore, të besueshme dhe të përshtatura sipas nevojave të klientëve. Që në fillim, studioja është ndërtuar mbi parimet e profesionalizmit, etikës dhe përkushtimit ndaj drejtësisë.

Studioja përbëhet nga një ekip avokatësh partnerë me eksperiencë të gjatë në fusha të ndryshme të së drejtës, të cilët bashkojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për të garantuar zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe efikase.

Sot, Malaj Law Consulting & Partner operon në të gjitha fushat kryesore të së drejtës, duke përfshirë:

  • Të drejtën civile dhe tregtare
  • Të drejtën penale
  • Të drejtën administrative
  • Të drejtën e punës
  • Çështjet e emigracionit dhe të drejtën ndërkombëtare private
  • Konsulencë për biznese dhe investitorë

Falë qasjes së integruar dhe bashkëpunimit mes partnerëve, studioja është bërë një pikë referimi për klientët që kërkojnë mbështetje ligjore të besueshme, të shpejtë dhe afatgjatë.

To Top